Idriz Seferi ishte bërë gati ta shpallte pavarësine e shqiptarëve në Shkup

Idriz Seferi ishte bërë gati ta shpallte pavarësine e shqiptarëve në Shkup

Shkruan: Aliriza SELMANI Idriz Seferi ishte organizator i zoti, që frymëzoi, mobilizoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anamoravë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare. Ai deri në vdekje luftoi për liri dhe pavarësi. Se çfarë ka ndodhur që ky plan kishte dështuar, u mbetet historianëve që ta studiojnë. Kryengritësi i luftërave për një Shqipëri, Idriz Seferi, nuk kishte arritur të futej në Shkup, para më shumë se një shekulli, për të shpallur pavarësinë e gjithë shqiptarëve, meqë duket se kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes kryengritësve të asaj kohe. Idrizi nuk kishte shkuar në as në Vlorë, ku më 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë. Baca Lush, tregonte se kur Idrizi kishte folur me Hasan Prishtinën, se kush duhej të shkonte ta ruante Ismajl Qemalin,...