IDF ekzekuton një nga figurat kyçe të Hamasit

IDF ekzekuton një nga figurat kyçe të Hamasit

Ushtria izraelite njoftoi se mbrëmjen e djeshme ka neutralizuar Hakham Muhammad Issa Al-Issa, një nga themeluesit dhe figura kyçe të Hamasit, i cili ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit të 7 tetorit në Rripin e Gazës. Al-Issa deri kohët e fundit ishte shef i personelit në degën ushtarake të Hamasit dhe drejtonte operacionet luftarake, duke organizuar sulme nga ajri dhe deti ndaj Izraelit. Ai konsiderohet si një nga zyrtarët e lartë të fundit që mbetën në Gaza pas fillimit të konfliktit.
Burimi: Vizionplus.tv