IdentiTek lehtëson shërbimet për dokumentet e identitetit, ministri Demo: Ulje tarifash për kategoritë në nevojë
Qytetarët që i përkasin kategorive në nevojë do përfitojnë tarifa më të ulëta për pajisjen me dokumente identiteti. Nisma u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo në ambientet e IdentiTek, ku u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe ofrimit të dokumenteve. Reduktimi i kostove për qytetarët është një nga drejtimet ku pritet të përqendrohet puna e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe IdentiTek. Sipas ministrit, synimi është që përmirësimi i shërbimeve të mos nënkuptojë vetëm më shumë shpejtësi, por edhe më pak kosto për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje. “Kemi nisur punën për uljen e tarifave të dokumenteve të identitetit për kategori të caktuara që kanë më shumë nevojë për mbështetje”, deklaroi Demo. Ndërkohë, po...
Burimi:
kohajone.com