Identifikohen dy personat e plagosur sot në Sarandë, të rinjtë nisen drejt Traumës

Identifikohen dy personat e plagosur sot në Sarandë, të rinjtë nisen drejt Traumës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Raportohet se të plagosur mbetën shtetasit Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç. Sakaq, policia ka njoftuar se pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në përdorimin e armës.
Burimi: Javanews.al