Ideja e re e Milanit: Ju japim një mbrojtës për Granit Xhakën!

Ideja e re e Milanit: Ju japim një mbrojtës për Granit Xhakën!

15 Qershor 2025 13:40 Telesport Milani po bën gjithçka që është e mundur për transferimin e Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar u rikthye në Bundesligë duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit në korrik të vitit 2023 pas mbylljes së aventurës së tij tek Arsenal. Ai ka luajtur 49 ndeshje me “Aspirinat”, ku ka shkëlqyer. Milani po shqyrton mundësinë që të përfshijë mbrojtësin Malick Thiaw në tratativat me klubin gjerman, që ta ketë më të lehtë blerjen e Xhakës. Leverkusen ka nevojë për një mbrojtës pas largimit me parametra zero të Jonathan Tah te Bayern.
Burimi: Telesport.al