Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ide të zbehta dhe “frymëmarrje” e çrregullt, tani Interi rrezikon vërtet të humbasë gjithçka
👁4380
Tri humbje radhazi dhe asnjë gol i shënuar. Kjo është pasqyra e momentit aktual të Interit. Një periudhë e vështirë jo vetëm në aspektin fizik e teknik, por edhe në qëndrueshmërinë mendore të grupit zikaltër në prag të një fund-sezoni shumë të tensionuar. Duke parë shifrat, një krizë e tillë në “Pinetina” nuk shihej që nga shkurti i vitit 2012. Me sfidën e dyfishtë gjysmëfinale ndaj Barcelonës në Champions, që po afron, kjo statistikë i shqetëson shumë tifozët zikaltër. Përballë një Rome të organizuar mirë, skuadra e Inzaghit gaboi në të gjitha repartet. Loja ishte e ngadaltë, zikaltrit ranë pre...