I vuri zjarrin tokës së tij dhe flakët rrezikuan banesat, arrestohet 46-vjeçari në Shijak!

I vuri zjarrin tokës së tij dhe flakët rrezikuan banesat, arrestohet 46-vjeçari në Shijak!

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shijakut, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në disa parcela pranë banesave në fshatin Rreth. Ngjarja u evidentua pasditen e djeshme, ndërsa ndërhyrja e policisë bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, mesditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në disa parcela toke në fshatin Rreth, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi E. M., banor i fshatit Rreth, kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve është djegur në sipërfaqe toke e...