I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë
Një 70-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Përmet, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke në fshatin Leus, me qëllim pastrimin e saj. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe pyjore e konsiderueshme. “Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për parandalimin e rasteve të zjarrvënies, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet vunë në pranga shtetasin V. Xh., 70 vjeç, banues në fshatin Leus. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, shtetasi V. Xh. u kap në flagrancë, në afërsi të vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi me...
Burimi:
javanews.al