I vuri zjarrin marketit, policia vë në pranga 45-vjeçarin

I vuri zjarrin marketit, policia vë në pranga 45-vjeçarin

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i dyshuar se i vuri qëllimisht zjarrin një marketi në lagjen nr. 3 të qytetit. Në pranga ra A. M., banues në Cërrik, i cili, sipas policisë, është autori i zjarrvënies së ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në market, ndërsa u dogjën edhe produkte të subjektit. Njoftimi i plotë i Policisë Cërrik/Zbardhet në pak orë, autorësia e zjarrvënies në një market në lagjen nr. 3, mëngjesin e sotëm. Identifikohet dhe arrestohet shtetasi që ndezi zjarrin, si pasojë e të cilit u dogjën produkte dhe u rrezikuan punonjësit e subjektit. Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në...