I vuri flakën tokave të fshatit në Memaliaj, arrestohet në flagrancë piromani 76-vjeçar!
Një 76-vjeçar është arrestuar nga Policia në Memaliaj, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin disa sipërfaqeve toke në fshatin Vasjar. Në pranga ka rënë, 76 vjeç, banues në Vasjar, i cili sipas Policisë u kap në flagrancë mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vatrave të zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se 76-vjeçari i kishte ndezur zjarret në sipërfaqe toke që kishte marrë me qira, si dhe në një sipërfaqe në pronësi të shtetit, në vendin e quajtur “Gropa e Dardhës”, me qëllim pastrimin e tyre. Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën rreth 4000 metra katrorë sipërfaqe, përfshirë pyje, kullota dhe toka me bimësi të ndryshme. Policia bën me dije se 76-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtin krim. Pas arrestimit,...
Burimi:
javanews.al