Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“I vogël në Mynih, i madh në Milano”. Mediat gjermane: Si e la Bayern të shkonte tek Inter?
👁13965
7 Maj 2025 16:39 Telesport Portieri Sommer ishte heroi i Interit në gjysmëfinalen e Champions League kundër Interit. Zikaltrit kanë një trajner fantastik dhe treguan se porta e tyre është e blinduar, pavarësisht moshës së zviceranit. Mediat spanjolle nisën t’i thurin lavde portierit Sommer, sidomos pas pritjes spektakolare kundër Yamal, e cila dukej e pamundur. “Duhet të jetë kandidat për Topin e Artë”, shkroi Marca. Mediat gjermane, ndërkohë, shprehën keqardhje sesi e la Bayern të transferohej tek Interi. “Sommer, i vogël në Mynih, i madh në Milano. Pse Bayern e largoi?” shkruan TZ.