Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë
Një 38-vjeçar është proceduar nga Policia e Himarës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 150 eurosh një 42-vjeçari. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. D., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 42-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash prej 150 eurosh.