I vihet tritol lokalit në qendër të Tiranës

I vihet tritol lokalit në qendër të Tiranës

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Durrësit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 03:45, dyshohet se një sasi e vogël eksplozivi është vendosur pranë derës hyrëse të një lokali në pronësi të shtetasit A. S. Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar, por janë regjistruar dëme materiale në ambientet e lokalit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si...