I veshur si Supermani, Trump nuk i ndalon lavdërimet për veten në postimin e tij të fundit në media sociale: Simboli i shpresës

I veshur si Supermani, Trump nuk i ndalon lavdërimet për veten në postimin e tij të fundit në media sociale: Simboli i shpresës

Presidenti amerikan, Donald Trump “shfrytëzoi” premierën botërore të sotme të filmit të ri të James Gunn “Superman”. Presidenti amerikan, në një tjetër postim vetë-admirues në llogaritë e tij në mediat sociale, është veshur si… Superman dhe e përshkruan presidencën e tij si një “Simbol të Shpresës” të karakterizuar nga “e vërteta, drejtësia, mënyra amerikane”. Edhe pse administrata e tij ka kaluar disa trazira që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti nuk harron në asnjë moment që të lavdërojë veten dhe administratën e tij për arritjet e këtyre 5 muajve. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv