I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të ditës së sotme në tarracën e një dyqani lulesh në zonën e Tufinës. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, ndërsa shkaqet ende nuk bëhen me dije. “Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij”, njofton policia. Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave...
Burimi:
javanews.al