I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, arrestohet në Dubai 57-vjeçari (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, arrestohet në Dubai 57-vjeçari (EMRI)

Është arrestuar në Dubai 57-vjeçari, Nexhmedin Danaj, i cili ishte shapllur në këriim ndërkombëtar nga SPAK. Bëhet me dije se Danaj është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin prill 2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Njoftimi: Finalizohet, në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë...