Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“I shkuli hundën” trajnerit kundërshtar, ja pse Mourinho rrezikon dënim shembullor në Turqi
👁8804
Përballjet mes Fenerbahçe dhe Galatasaray nuk janë kurrë të zakonshme. Sfida e së mërkurës mbrëma në çerekfinalet e Kupës së Turqisë e vërtetoi edhe një herë këtë. Protagonist absolut, si për mirë, ashtu edhe për keq, ishte José Mourinho, i cili ndezi një tjetër përleshje në fushë me një gjest që pritet të shkaktojë shumë polemika. Trajneri portugez i kapi hundën kolegut të tij kundërshtar, Okan Buruk, veprim që i kushtoi kartonin e kuq. Tensionet mes dy klubeve kanë qenë të larta prej javësh, veçanërisht pas akuzave për komente raciste ndaj një lojtari të Galatasaray, çka i kushtoi Mourinhos pezullimin...