I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve për evazion fiskal dhe mashtrim me të ardhurat. CEO-ja i kompanisë, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, do të qëndrojnë në burg, pasi ndaj tyre rëndojnë dyshime të forta për përfshirje në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi financiar. Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka krijuar struktura dhe skema për të fshehur të ardhurat reale, duke shmangur kështu detyrimet ndaj shtetit dhe duke dëmtuar rëndë interesin publik. Po ashtu, Gjykata ka lënë në fuqi...
Burimi: Javanews.al