Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
I riu shqiptar sulmon karabinierët gjatë kontrollit, i sekuestrohen kokainë, para dhe fishekzjarrë
Një kontroll rutinë i karabinierëve në zonën e Lazios, pranë Via Pontina Vecchia në Romë, ka përfunduar me arrestimin e dy të rinjve shqiptarë dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe parash. Sipas burimeve zyrtare, patrulla ndaloi një automjet me dy persona në të, të cilët sapo vunë re forcat e rendit, hodhën nga dritarja një pako me kokainë të paketuar në vakum. Kjo solli dyshime të mëtejshme, duke shtyrë karabinierët të kontrollonin banesën e njërit prej të ndaluarve, një 26-vjeçar i njohur më parë për autoritetet italiane. Gjatë ndërhyrjes në banesë, i riu reagoi me dhunë,...