I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se mungesa e reflektimit nga ana e qeverisë ka shtuar zemërimin e qytetarëve. Protestuesi u distancua nga tubimi i organizuar nga opozita, duke pretenduar se protesta e tyre nisi në orën 14:00. Sipas Lorencos, Partia Demokratike u përpoq të merrte meritat për protestën e studentëve, por nuk ia doli. ”Protesta e vërtetë nisi në orën 14:00. Para orës 14:00 ishte protesta e opozitës së dështuar, që i vuri kapakun arkivolit të vet”, deklaroi ai. Lorenco kritikoi gjithashtu pretendimet e PD-së për përfshirjen në organizimin e protestës, duke thënë se kjo përpjekje nuk ndihmon në ringritjen e opozitës. ”PD mendon që...