I riu përplas makinën me shtetas nga kosova në aksin Milot – Morinë, 6 të plagosur

I riu përplas makinën me shtetas nga kosova në aksin Milot – Morinë, 6 të plagosur

Një 28-vjeçar ka përplasur dy automjete të shtetasve kosovarë në aksin rrugor “Milot–Morinë”. Për pasojë 6 pasagjerë kanë mbetur të plagosur të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. “Specialistët e qarkullimit rrugor të autostradës “Milot–Morinë” referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kamzë, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetet që drejtonin 2 shtetas kosovarë, në aksin rrugor “Milot–Morinë”. Si pasojë u dëmtuan 6 pasagjerë në automjetet që drejtonin shtetasit kosovarë, të cilët pasi morën asistencë mjekësore, u larguan në banesa”, njofton policia.
Burimi: Syri.net