I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë, vihet nën hetim

I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë, vihet nën hetim

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Turan, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë vënies së masës administrative. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net