I riu në Sarandë kërcënon me thikë një person dhe i dëmton makinën, shpallet në kërkim

I riu në Sarandë kërcënon me thikë një person dhe i dëmton makinën, shpallet në kërkim

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë, pasi ka kanosur me thikë një person dhe më pas e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar automjetin. Sipas asaj që raporton policia, 21-vjeçari me inicialet M.B., banues në lagjen nr. 3, Sarandë, është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte,...