I ra bojleri i ujit aksidentalisht gjatë punës, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

I ra bojleri i ujit aksidentalisht gjatë punës, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë. Një 52-vjeçar, duke punuar në banesën e shtetasit F. H., për çmontimin dhe heqjen e bojlerit të ujit, aksidentalisht bojleri është shkëputur dhe i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit. Fatkeqësisht, B. H., 52 vjeç ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv