Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
I preu ullinjtë në parcelë, nën hetim 50-vjeçari nga Memaliaj
👁4980
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 50 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi ka prerë pemë ulliri në parcelën e shtetasit A. A. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.