I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin me forcë, prangosen xhaxha dhe nip pas konfliktit me 41-vjeçarin

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin me forcë, prangosen xhaxha dhe nip pas konfliktit me 41-vjeçarin

Dy persona, xhaxha e nip, janë kapur dhe ndaluar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohen se tentuan të merrnin me forcë një 41-vjeçar, me të cilin ishin konfliktuar disa orë më parë. Në pranga kanë rënë shtetasit Sami Jeminaj, 45 vjeç dhe Sejdi Jeminaj, 24 vjeç, banues në Gjinaj të Hasit, të cilët ishin shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur më 20 nëntor 2026. Sipas hetimeve, konflikti mes tyre dhe 42-vjeçarit Valmir Demaj ka nisur për motive të dobëta. Disa orë më vonë, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, dyshohet se xhaxha e nip i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte 41-vjeçari, i shoqëruar nga një punonjës policie. Ata dyshohet se kanë tentuar ta marrin me forcë, duke e goditur me sende të forta...