Burimi:
Gijotina.com

I premtoi para një personi për t’i marrë votën, arrestohet 38-vjeçari në Lushnje (Emri)
👁9807
Vetëm tre ditë pas nisjes yzrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, është arrestuar dhe personi i parë i akuzuar për krim zgjedhor. Më konkretisht, në Lushnjë është arrestuar nga Policia shtetasi Marin Leka, 38 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”. Sipas autoriteteve policore, 38-vjeçari i ka premtuar para një shtetasi në këmbim të votës për zgjedhjet e 11 Majit. “Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit,...