I pranishëm edhe Rama, Ursula von der Leyen nderohet me Çmimin “Karl i Madh”, thirrje për një Evropë të bashkuar dhe mbështetje për Ballkanin Perëndimor

I pranishëm edhe Rama, Ursula von der Leyen nderohet me Çmimin “Karl i Madh”, thirrje për një Evropë të bashkuar dhe mbështetje për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në qytetin historik të Aachenit në Gjermani, një vlerësim që thekson përkushtimin e saj ndaj unitetit evropian dhe vlerave demokratike. Në ceremoninë solemne ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke reflektuar mbështetjen për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fjalimin e saj, von der Leyen theksoi rëndësinë e historisë, kulturës dhe vizionit për një Evropë të bashkuar, duke bërë thirrje për veprim në mbrojtje të demokracisë dhe përkrahje të aspiratave të vendeve si Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Shqipëria....
Burimi: Vizionplus.tv