Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I nxehti ekstrem mbërthen Shqipërinë, Ministrja e Shëndetësisë jep këshilla si të përballoni të nxehtin
Temperaturat e larta në vend kanë bërë që shumë qytetarë të kenë shqetësime shëndetësore duke shtuar rastet e urgjencës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ndarë disa këshilla për qytetarët, po sidomos kategoritë më të rrezikuara që janë fëmijët, të moshuarit apo pacientët me sëmundje kronike që të pinë sa më shumë ujë, edhe nëse nuk janë të etur dhe të ushqehen shëndetshëm me dietë të pasur me fruta dhe perime të stinës. Mjekja Qirjako e Institutit të Shëndetit Publik bën thirrje që të qëndroni në ambiente të freskëta dhe shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të...