I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu

I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë duke përdorur identitet të rremë. Policia njoftoi se i riu, me inicialet E. H., banues në Paskuqan, u kap në flagrancë në momentin që po i merrte një shumë parash një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar edhe më herët në disa raste. Sipas hetimeve, i dyshuari kishte përdorur emër dhe profil të rremë për të fituar besimin e viktimës dhe për të përfituar disa shuma parash në mënyrë të përsëritur.