I mori kalin përmes mashtrimit, kapet 40-vjeçari nga Libohova

I mori kalin përmes mashtrimit, kapet 40-vjeçari nga Libohova

POLICIA E SHTETIT Në vijim të informacionit të dhënë më datë 28.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Libohovë, pasi nëpërmjet mashtrimit i kishte marrë një kafshë pune (kalë), shtetasit L. M., bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin M. Ç. Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net