I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

Një fustan, një parukë, sandale femrash, syze dielli dhe thonjtë e lyer. E në krahë një fëmijë rreth dy vjeç, i cili nuk ishte i afërm i tij. Është pikërisht me këtë maskim që Jorlan Lopes da Silva, 33 vjeç, i akuzuar për vrasjen e 16 personave brenda tre muajve, tentoi t’i shmangej policisë duke kaluar përpara agjentëve pa u identifikuar. Plani dështoi nga një detaj: teksa largohej, rrobat i lëvizën duke zbuluar një tatuazh, çka u mundësoi hetuesve ta identifikonin. Ai u arrestua të dielën, më 13 shtator, në Mulungu, në rajonin Agreste të shtetit brazilian Paraíba, pas një kërkimi intensiv që zgjati 48 orë. Ndaj tij rëndonte një urdhërarrest i lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë i shtetit. Hetimet dhe rrëfimi: Kam kryer të...