Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
I kushtoi Liverpool-it “një mal me para”, Wirtz: Nuk mendoj fare për këtë, dua thjesht të luaj futboll
Florian Wirtz po përjeton një fillim të shkëlqyer me Liverpool-in, pavarësisht presionit që vjen me etiketën e “lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez”. Mesfushori 22-vjeçar gjerman, për të cilin Liverpool-i pagoi 117.5 milionë euro, plus 20 milionë bonuse, te Bayer Leverkusen, debutoi në “Anfield” ndaj Athletic Bilbao (3-2) me një paraqitje mbresëlënëse, duke konfirmuar se është një përforcim i goditur për kampionët e Premier League. Në prag të nisjes zyrtare të sezonit 2025-2026, ku të kuqtë do të përballen këtë të diel (10 gusht) me Crystal Palace për “Community Shield”, Wirtz tregon qetësi dhe pjekuri përballë shifrave marramendëse që e shoqërojnë: “Nuk mendoj fare për këtë. Dua thjesht të luaj futboll, nuk më intereson sa para shpenzojnë klubet mes tyre”. Ai shtoi se...