I kishte fshehur në murin e shtëpisë, zbulohet arsenal armësh në Vlorë, procedohet 67-vjeçari

I kishte fshehur në murin e shtëpisë, zbulohet arsenal armësh në Vlorë, procedohet 67-vjeçari

Një arsenal armësh është gjetur i fshehur në murin e një banese në Vlorë. Uniformat blu gjatë një kontrolli në katin të dytë të një ndërtese ka gjetur të murosura 2 automatikë, mbi 2200 fishekë, 12 granata dhe 14 ndezës granatash. Sakaq, pronari i banesës, shtetasi GJ.K., 67 vjeç është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës. Njoftimi i policisë: Gjenden të fshehura në murin e një ndërtese dhe sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, mbi 2200 fishekë luftarak dhe 12 granata difensive. Armët e zjarrit dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim. Procedohet...
Burimi: Top-Channel.tv