I kërkuar nga autoritetet italiane, shqiptari i arratisur arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

I kërkuar nga autoritetet italiane, shqiptari i arratisur arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

Foto ilustruese GJERMANI- Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në policia federale gjermane. Sipas mediave vendase, arrestimi i shqiptarit u bë gjatë një kontrolli në një autobus turesh turistike. Policia gjermane zbuloi se 38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim nga autoritetet italine. Ai rezulton i dënuar për  tentativë vrasje, ndërsa që prej gushtit 2024 ishte arratisur nga burgu. Mësohet se kërkimet ndaj tij kishin vijuar përgjatë kësaj kohe që prej arratisjes, por u gjet dhe u arrestua në Mynih të Gjermanisë.  Ndërkohë, shqiptari i arrestuar pritet të ekstradohet në Itali pas bashkëpunimit të autoriteteve./ZËRI/ 
Burimi: Zeri.ai