I kërkuar në Itali për trafikim narkotikësh dhe falsifikim dokumentash, arrestohet në kryeqytet 45-vjeçari

I kërkuar në Itali për trafikim narkotikësh dhe falsifikim dokumentash, arrestohet në kryeqytet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentash dhe si anëtar i një grupi kriminal. I arrestuari është Genti Beqiri alias Eduard Pano, nga Tirana, teksa pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj. “Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 37”. I kërkuar në Itali për “Grup Kriminal”, “Trafikim narkotikësh” dhe “Falsifikim dokumentash” kapet në Tiranë, 45-vjeçari nga Tirana. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimit të FAST ALBANIA me Rrjetin Evropian (ENFAST),ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 37”. Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tiranës, nga ana e Drejtorisë...