I kemi sytë dhe mendjen tek ti, Kosovë!

I kemi sytë dhe mendjen tek ti, Kosovë!

Partia e parë nuk mund ta detyrojë opozitën ta votojë kandidaturën e saj. Opozita nga ana tjetër nuk është e detyruar ta votojë kandidatin e Vetëvendosjes. Të gjitha palët duhet me i thirrë arësyes;VV-ja duhet të zbusë gjuhën e komunikimit politik publik e të kërkojë kompromis duke dhënë pushtet.Partitë opozitare shqiptare duhet të heqin dorë nga ultimatumet fëminore e të japin kompromis duke vënë kushte të arësyeshme e që shkojnë në favor të forcimit të shtetësisë së Kosovës e jo rrënimit të saj.Duke qenë se VV-ja nuk i ka numrat dhe duhet ta udhëheqë qeverinë ajo duhet ta negociojë dhe japë postin...
Burimi: Diasporashqiptare.al