“I kam kushtuar gjithçka Interit”, Inzaghi mesazh lamtumire tifozëve pas largimit nga skuadra

“I kam kushtuar gjithçka Interit”, Inzaghi mesazh lamtumire tifozëve pas largimit nga skuadra

Simone Inzhaghi i ka dhënë lamtumirën Interit pas katër viteve në krye të skuadrës, duke pranuar oferëtn e miliarderëve arabë të Al Hilal. Inzaghi i cili me Interin arriti dy herë në finalen e Champions League por pa mundur ta fitojë, madje pak ditë më parë zikaltrit u poshtëruan nga PSG në Mynih. Ditën e sotme ai ju ka dërguar edhe një mesazh lamtumire tifozeve të Interit. Mesazhi i Inzaghit: “E dashur familje zikaltër, Ka ardhur për mua momenti që t’i them lamtumirë këtij Klubi pas një udhëtimi katërvjeçar, gjatë të cilit dhashë gjithçka. Çdo ditë ia kam kushtuar mendimin tim të parë dhe të fundit të ditës Interit. Jam shpërblyer me profesionalizëm dhe pasion nga lojtarët, drejtuesit dhe çdo punonjës i klubit. Gjashtë trofetë...