“I kam ca emra P. Diddy”/ Ronela Hajati paralajmëroi skandalin e Adi Hilës? Postimi në 2024

“I kam ca emra P. Diddy”/ Ronela Hajati paralajmëroi skandalin e Adi Hilës? Postimi në 2024

Në ditët kur rrjetet sociale po diskutojnë publikimin dhe shpërndarjen e materialeve intime që kanë përfshirë një kompozitor të njohur, një deklaratë e Ronela Hajatit e bërë dy vite më parë është rikthyer në vëmendje. Në vitin 2024, këngëtarja publikoi në Instagram Story një reagim ku fliste për disa persona në industrinë shqiptare, të cilët, sipas saj, mund të kishin ngjashmëri me figurën e P. Diddy-t në industrinë ndërkombëtare. Deklarata e asaj kohe nuk mori të njëjtin vëmendim publik që po merr sot. Pas zhvillimeve të ditëve të fundit dhe publikimit të materialeve intime, postimi i vjetër është rikthyer në diskutimet në rrjetet sociale. Rikthimi i deklaratës ka nxitur spekulime dhe pyetje nga ndjekësit lidhur me atë se cilave situata apo personave u referohej Hajati...