I gjejnë në shtëpi 800 mijë euro të padeklaruara, kush është politikani që denoncon Këlliçi?

I gjejnë në shtëpi 800 mijë euro të padeklaruara, kush është politikani që denoncon Këlliçi?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këllici bëri një denoncim gjatë një ndërhyrje në emisionin “Opinion”.  Ai tha se një politikani iu gjetën në banesë 800 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por sipas Këllicit kjo shumë është mbajtur e fshehur dhe është gënjyer në procesverbal duke deklaruar se janë gjetur vetëm 3 mijë euro.  Deputeti i PD nuk e përmendi emrin e politikanit, duke ia lënë këtë gjë ta thoshte Arbian Mazniku, i cili sipas Këllicit kishte dijeni.  Por ndërkohë deputeti i PS-së heshti për këtë sfidë që i bëri Këllici.  Pyetja mbetet ende pa përgjigje, cilit politikan i janë gjetur 800 mijë euro në shtëpi?