“I futi një kartëmonedhë në xhep dhe…”, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

“I futi një kartëmonedhë në xhep dhe…”, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Pandeli Bozha  dhe Vladimir Lushkaj. Pandeli Bozha – i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal, ndërsa Vladimir Lushkaj – i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal. Hetimet thotë SPAK për këtë procedim penal janë zhvilluar përmes metodave proaktive. Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe...
Burimi: Top-Channel.tv