​I fiksuar pas çantave të femrave, brenda 1 muaji kreu 5 vjedhje. Gjykata mbyll në burg 27-vjeçarin

​I fiksuar pas çantave të femrave, brenda 1 muaji kreu 5 vjedhje. Gjykata mbyll në burg 27-vjeçarin

Elton Qyno, Syri.net Një 27-vjeçar nga Pogradeci, i fiksuar pas çantave të femrave, është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 6 në Tiranë, pasi brenda muajit gusht 2026, ka kryer plot 5 vjedhje të çantave të femrave. I riu Eduart Rusi është arrestuar më 2 shtator dhe tashmë ndaj tij Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas dosjes hetimore, rezulton se 27-vjeçari Rusi është një hajdut përsëritës në vjedhjen e çantave të femrave, ku brenda një kohe të shkurtër të muajit gusht, ai ka kryer 4 vjedhje të çantave. Më konkretisht, në datën 1 gusht 2026, Eduart Rusi, në zonën e “Astirit”, i ka vjedhur çantën shtetases Gj. Kaja. Në çantë, kjo shtetase ka pohuar...