“I dha gjuhës shqipe pasuri e dinjitet”, Spiropali nderon Ndre Mjedën: Vepra e tij, gur themeli për ndërtimin e identitetit tonë!

“I dha gjuhës shqipe pasuri e dinjitet”, Spiropali nderon Ndre Mjedën: Vepra e tij, gur themeli për ndërtimin e identitetit tonë!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka nderuar sot figurën e Dom Ndre Mjedës, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, më 1 gusht 1937. Vepra e Ndre Mjedës është një gur themeli në ndërtimin e identitetit kombëtar, thotë kryeparlamentarja, ndërsa shton se trashëgimia e tij mbetet e gjallë edhe përmes vargjeve të Tij plot muzikalitet, elegancë e atdhedashuri. Ajo e mbyll reagimin në rrjetet sociale, me disa rreshta të tij. “Sot nderojmë kujtimin e Dom Ndre Mjedës, larguar nga kjo jetë më 1 gusht 1937, një prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare, që i dha kulturës dhe gjuhës...