I dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari gjendet i pajetë në burgun e Reçit
Një i burgosur është gjetur i pajetë në mjediset e burgut të Reçit. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç, është gjetur i vdekur në ambientet e dusheve të institucionit të vuajtjes së dënimit. Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga gazetari Klodian Zhivani, dyshimet e para janë se 49-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet. Agron Llapushi, i lindur në Holtas dhe banues në Çekin të Gramshit, vuante një dënim me 24 vite e 4 muaj burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2015, pak kohë pasi Llapushi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi. Sipas dosjes gjyqësore, ai kishte vrarë bashkëshorten në një tokë në Gramsh dhe më pas...
Burimi:
ntv.al