I dënuar për mashtrim e pastrim parash dhe i akuzuar për pengmarrjen në Astir, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho
pamje-ngjarja ne astir dhe 21-vjeçarja TIRANË- 41-vjeçari Arnold Jaho është ekstraduar nga Barcelona drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit, Jaho është dënuar me 7 vite burg në dy vendime të Gjykatës së Tiranës për mashtrim, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash. Në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës lëshoi ndaj tij një urdhër ndalimi për veprat penale për heqje të paligjshme të lirisë dhe armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për rastin e pengmarrjes së 21-vjeçares në zonën e Astirit, ku Arnold Jaho ishte një prej pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The ëanted”. I dënuar dhe i akuzuar për krime kundër personit, armëmbajtje pa...
Burimi:
zeri.ai