Transportonte kundrejt pagesës një emigrant afgan, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër
Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan që kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Greqia. Operacioni i koduar “Zona 3” u zhvillua nga Policia e Gjirokastrës. Automjeti tip “Renault” u ndalua në aksin Sarandë-Gjirokastër, pranë “Urës së Kardhiqit”. Në prania përfundoi K. B., 32 vjeç, ndërsa u procedua penalisht edhe pasagjeri M. Gj., 27 vjeç, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë. Gjatë verifikimeve rezultoi se 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Tiranës. Policia gjeti në automjet edhe dy çanta me veshje të dyshuara si mallra kontrabandë. Si prova materiale u sekuestruan makina, veshjet dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të...
Burimi:
kohajone.com