EURO U-19/ Trajneri Fatjon Tafaj: Besim te cilësitë e grupit, Shqipëria U-19 synon maksimumin ndaj Qipros dhe Armenisë

EURO U-19/ Trajneri Fatjon Tafaj: Besim te cilësitë e grupit, Shqipëria U-19 synon maksimumin ndaj Qipros dhe Armenisë

Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf.org pas publikimit të listës së futbollistëve të grumbulluar për raundin e dytë të Kampionatit Europian U-19, ku Shqipëria do të përballet me Qipron dhe Armeninë. Në prononcimin e tij, Tafaj vlerëson kontributin e projektit të aktivizimit të lojtarëve të rinj në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë, duke theksuar se nëntë futbollistë të kampionatit shqiptar janë pjesë e listës dhe se minutazhi i marrë me ekipet e para ka ndikuar pozitivisht në përgatitjen e tyre. “Kemi grubulluar lojtarët më të mirë. Këtu dua të fus edhe pjesën e projektit që është zbatuar nga Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë, ku ne kemi grumbulluar nëntë lojtarë, gjë që Kombëtaren U-19 e ka ndihmuar goxha shumë për...