Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
I dënuar nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, kush është minoritari grek viktima e parë e ardhur nga Spaçi
Kostandin Nikolla Kondololi, i vitlindjes 1904, nga Sopiku i Gjirokastrës, minoritar grek, me profesion blegtor, por i cilësuar edhe kulak, rezulton i vdekuri i parë i ardhur nga Reparti nr.303 Spaç. Kostandini ishte arrestuar më 3.7.1960 në kohën kur bëheshin arrestimet e mëdha të komplotit imagjinar, por tejet të pamundshëm të organizuar gjoja nga çamët e minoritarët, në bashkëpunim me agjenturat e huaja që ishin kundërshtare të njëra-tjetrës, te i cili Teme Sejko njihet si më kryesori. Një akuzë krejt skizofrene, e cila ishte e pamundur të realizohej dhe koordinohej, në të cilën sigurisht anëtarët e “organizatës” as e njihnin...