Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I dënuar nga gjykata italiane për prostitucion, 53-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 287 mijë euro
Policia në Tiranë ka sekuestruar 4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit. Pronari Artan Leka 53 vjeç, është dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni. Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.