I dënuar në Maqedoni për plagosje, arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari

I dënuar në Maqedoni për plagosje, arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari

Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës: -në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A. L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje. Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit; Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.